Bazuar në atë që është raportuar nga uebfaqja suedeze ‘Expressen’, Zlatan Ibrahimovic nuk do të transferohet në AC Milan për shkak se ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në LA Galaxy.
Burimi i lartpërmendur raporton se gruaja e Ibrahimovicit dhe dy fëmijët janë shumë të lumtur dhe nuk dëshirojnë të rikthehen në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
Milani është përfolur shumë për transferimin e Ibrahimovicit dhe dukej se suedezi do të rikthej për të luajtur te “Rossonerët” sërish. Megjithatë, tani të gjitha shpresat duket se janë shuar.
LA Galaxy do të jenë në gjendje për të bërë tregti të dielën dhe duket se ata do të reagojnë për transferimin e njëri prej dyshes, Alessandrini ose Giovani Dos Santos, në mënyrë që Galaxy të bëjë Ibrahimovicin një lojtar të destinuar duke i ofruar gjithashtu edhe një pagë më të madhe për të bindur atë për qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra, Gennaro Gattusos dhe stafit prapa tij i mbetet vetëm të kthejnë vëmendjen diku tjetër tani./arbresh.info/
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...