Zlatan Ibrahimovic mund rikthehet në AC Milan në merkaton e transferimit të janarit dhe drejtori i klubit, Leonardo, tashmë ka mbledhur informata në lidhje me aspektin ekonomik të marrëveshjes.
Bazuar në analistin e transferimeve Fabrizio Romano, Leonardo së fundmi është informuar rreth aspektit ekonomik të rikthimit të mundshëm të Ibras te kuqezinjtë, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari aktualisht ka marrëveshje me LA Galaxy që i siguron 1.5 milionë në vit dhe paga e tij nuk do të ketë një ndikim madhështor në bilancin vjetor të klubit. AC Milani pritet të sanksionet për thyerjen e rregullave nga FFP, por operacioni Ibrahimovic mund të jetë i përshtatshëm në kushtet ekonomike.
Rikthimi i Ibrahimovicit është i mundur për shkak se lojtari nuk është i kënaqur në MLS dhe është duke menduar për rikthimin në Evropë. Jose Mourinho ka mohuar javën e kaluar që Ibra do të rikthehet në Manchester United dhe tani të dy, ish ylli i Suedisë dhe agjenti i tij Mino Raiola, janë duke menduar për hapat e ardhshëm që duhet marrë në të ardhmen.
Zlatan dëshiron të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij së bashku me familjen e tij. Por, a do të rikthehen në Evropë? Sa do të qëndrojnë?
Sigurisht se Ibra ka një pjesë të zemrës së tij të mbetur në Milan, një qytet ku ai ka jetuar mjaftë gjatë kohës së tij te Interi dhe AC Milani.
Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për rikthimin e tij në klub./arbresh.info/
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...