Gjatë vizitës në Malishevë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar banorët e fshatit Panorc.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se synimi i tyre “është ta rrisim prodhimtarinë vendore e zhvillimin ekonomik, që sa më shumë qytetarë të punësohen, pagat të vazhdojnë të rriten e shtohet mirëqenia e çdo familje në krejt Kosovën.”
“Malisheva ka potencial të madh nga burimet ujore, lloje të kulturave bujqësore, nga drithërat, perimet, pemët e vreshtat, andaj edhe do të jetë në qendër të investimeve dhe politikave qeveritare. Do t’iu ndihmojmë edhe sa i përket nevojave infrastrukturore. Me qeverisjen tonë, 1 miliard euro garanci për kredi investive nga shteti. Me Malishevën për krah, për krejt shtetin”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...