Enrique Riquelme, kandidati për president të Real Madridit, ka bërë deklarata të forta lidhur me të ardhmen e klubit dhe projektin që synon ta ndërtojë nëse fiton zgjedhjet.
Në një intervistë për mediumin spanjoll “ABC”, biznesmeni i ri nga Alicante zbuloi se tashmë kanë siguruar marrëveshje me “dy yje ndërkombëtare”, pa zbuluar emrat e tyre.
“Kemi transferuar dy futbollistë të nivelit ndërkombëtar”, deklaroi Riquelme, duke ngritur menjëherë interesim të madh në opinionin sportiv spanjoll.
Ai foli edhe për vendimet sportive të Real Madridit në vitet e fundit, duke vlerësuar rikthimin e Xabi Alonsos si një vendim të duhur.
“Ishte vendim i qëlluar ta sillnin Xabi Alonson, por ishte gabim ta largonin”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Riquelme kritikoi edhe projektin e klubit me Álvaro Arbeloan, duke e cilësuar atë si një “eksperiment”.
“Kjo është një bast i rrezikshëm dhe një eksperiment”, deklaroi kandidati për president.
Riquelme po përpiqet të sfidojë Florentino Pérezin në garën për presidencën e Real Madridit, ndërsa deklaratat e tij kanë nisur të marrin vëmendje të madhe në mediat spanjolle./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...