Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, edhe zyrtarisht i është bashkuar Los Angeles Galaxy në ligën elitare të Shteteve të Bashkuara, MLS.
Ai prishi kontratën me Manchester United dhe u transferua në MLS, si lojtar i lirë.
Ibra këtë sezon për United ishte paraqitur vetëm në shtatë ndeshje, për shkak të lëndimit që kishte pësuar sezonin e kaluar, në gjurin e tij të djathtë.
Ish-reprezentuesi suedez sipas Marca, ai ka pranuar ulje page prej 95% për të kaluar në MLS.
Klubi nga MLS, në fakt, nuk mund ta tejkaloi limitin e pagës prej 3.2 milionë euro, që do të thotë se atyre iu lejohen të shpenzojnë vetëm 1.2 milionë euro për ish-yllin e Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit., përcjëll arbresh.info.
Kjo do të thotë se paga e Ibrës do të ulet nga 21.8 milionë euro në vit në 1.2 milionë euro në sezon: 95% ulje page. /arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë