Shqipëria u ndal me rezultat baras nga Serbia me rezultat 0-0, në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Botëror.
Kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi nga penalltia, por Rey Manaj, gaboi, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga lojtarët më të mirë në këtë sfidë ishte i shumë kritikuari, Elseid Hysaj.
Pas ndeshjes ai theksoi se skuadra ka bërë lojë të mirë, por që mos marrja e tre pikëve i penalizon.
“Kemi bërë një ndehsje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tregoi një këshillë që i dha Sylvinho dhe foli për rrjedhën e ndeshjes.
“Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.
“Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problem”, shtoi Hysaj.
Në fund, Hysaj u shpreh se serbët kanë pasur frikë për të luajtur futboll.
“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është pas tre ditësh në udhëtim tek Letonia./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan