Tifozë në rrjetin social Twitter kanë hedhur dyshim se humbja e Borussia Dortmundit kundër Mainzit ishte e kurdisur, në mënyrë që Werder Bremeni të bjerë nga liga dhe rrjedhimisht Milot Rashicës t’i ulet çmimi.
Bayern Munich u konfirmua në mesjavë si kampioni i Bundesligës për herë të tetë radhazi, mirëpo beteja në skajin tjetër të tabelës, për mbijetesë, mbetet e zjarrtë, veçanërisht pasi fitores së Mainzit me rezultat 2:0 kundër Dortmundit, transmeton Gazeta Express.
Më rënien e Bremenit nga liga, çmimi i Milot Rashicës do të përgjysmohej, shkaku i një klauzole në kontratën e tij, përderisa për transferimin e tij janë interesuar shumë klube, në mesin e të cilave edhe Leipzigu dhe Dortmundi.
Kjo ka bërë që disa tifozë të hedhin dyshime mbi rezultatin e ndeshjes mes Dortmundit dhe Mainzit.
Werder droht Katastrophe – BAUMANN „Für mich die schwierigste Situation“ https://t.co/LeS50y9bTj #Werder
— BILD Werder Bremen (@BILD_Werder) June 18, 2020
Bremeni do ta vizitojë Mainzin në njërën nga nëntë ndeshjet e Bundesligës që do të nisin në orën 15:30, ndërsa do ta presë Colognen për ditën e fundit të sezonit më 27 qershor. Tifozët shpresojnë se Rashica, i cili s’ka shënuar gol që nga dhjetori, do të kthehet në formën e tij të vjetër për këto “finale”.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid