Carvalho e cilëson blerje të duhur transferimin e Hazardit nga Chelsea.
Eden Hazard është “blerje fantastike” për Real Madridin, thotë Ricardo Carvalho, me belgun që la Chelsean për Los Blancos për 100 milionë euro, raporton Gazeta Express.
“Ai është transferim i shkëlqyer”, tha ish-mbrojtësi i Realit dhe Chelseat, pas ndeshjes së bamirësisë mes Legjendave të Realit dhe Legjendave të Chelseat, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ku fituan Los Blancos 4-3.
“E njoh atë shumë mirë dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bëjë mirë”.
“Ai do të ketë më shumë hapësirë në Spanjë. Është i shpejt, shumë i fortë një me një dhe Madridi ka lojtarë të shkëlqyer që do ta ndihmojnë atë.
28-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Chelsean me 21 gola dhe 17 asiste në 52 ndeshje. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...