Real Madrid ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të rrethit të 1/16 më Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Madrilenët triumfuan me rezultat 3-1 në “Santiago Bernabeu” për të kaluar në rrethin tjetër, shkruan Arbresh.info.
Sfida nisi mirë për mbretërit ku realizuan pas vetëm katër minutash me golin e Mbappes.
Po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të. Ndërkohë hattrickun e kompletoi në minutën e 61-të.
Deri në fun Reali pati edhe disa mundësi shënimi por nuk i konkretizoi dot. Ndërkohë City shënoi golin e nderit në minutën e dytë shtesë.
Pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm është 6-3 në të mirë të Los Blancos.
Reali në fazën e 1/8 së finales do të përballet me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin, ku do të merret vesh ditën e premte./Arbresh.info
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...