Real Madridi ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Valverde e nisi serinë e golave në minutën e 20-të pasi mori një top të gjatë nga Courtois, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist shtatë minuta më vonë, realizoi edhe golin e dytë për 2-0.
Kurse tre minuta para fundit të pjesës së parë, uruguaiani kompletoi hattrickun e tij me një gol të bukur.
Në pjesën e dytë, Vinicius Junior përfitoi penallti, por futbollist brazilian gaboi nga pika e bardhë ku portieri Donnarumma priti gjuajtjen e tij.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe ndeshja përfundoi 3-0. Reali arriti një fitore të madhe pa marrë parasysh mungesave të mëdha si Mbappe, Bellingham, Rodrygo, Militao, Alaba e Carreras.
Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme në “Etihad Stadium”, ku Reali me një krah është në fazën tjetër./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje