Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka theksuar se nuk beson se Liverpool është jashtë garës për titullin e Premier League, pavarësisht formës së luhatshme së fundmi.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Arsenal nuk do të lëshojë shumë pikë, duke e bërë garën për kreun edhe më të ashpër.
“Në Premier League, kam ndjesinë se Arsenali nuk do të humbasë shumë pikë. Kjo është realiteti. Kam të njëjtin ndjesi për Arsenalin, por edhe për Liverpoolin”.
“Liverpool humbi ndeshjet e fundit – jo në Ligën e Kampionëve në Frankfurt – por pashë sfidën ndaj United: kishin raste të pabesueshme për të fituar”.
“Kështu që mendoj se Liverpool mbetet një nga favoritët kryesorë. Diferenca prej tre ose katër pikësh në këtë fazë nuk është asgjë. Kam ndjesinë se këto skuadra, dhe ndoshta një tjetër, do të humbasin shumë pak pikë. Prandaj duhet të jemi aty”, deklaroi ai.
Që atëherë, situata është përkeqësuar për të dyja skuadrat. Liverpool humbi 3-2 ndaj Brentford, ndërsa Arsenal fitoi 1-0 kundër Crystal Palace, duke e çuar epërsinë ndaj “The Reds” në gjashtë pikë.
Ndërkohë, edhe Manchester City pësoi një humbje 1-0 ndaj Aston Villa, duke mbetur gjithashtu gjashtë pikë larg kreut të tabelës.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali