Arsenali ka shënuar një nga fitoret më të mëdha të këtij edicioni në Premier Leauge, ku mposhti Chlesean në derbin e Londrës me rezultat 2-1, sfidë e vlefshme për xhiron e 28-të.
Gjithçka nisi me golin e Salibas në minutën e 21-të nga rivënia nga këndi, ku Arsenali mori epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.
Në fundin e pjesës së parë, ‘Topçinjtë’ u ndëshkuan nga arma e tyrë më e fortë korneri. Kësaj here ata pësuan, me golin e Hincapies në portën e tij për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat baras 1-1.
Pjesa e dytë ishte dinamike dhe me shumë situata. Në minutën e 66-të, Arsenali realizoi me Timberin pas një harkimi nga Rice nga goditja nga këndi.
Katër minuta më vonë Pedro Neto u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe u përjashtua nga loja.
Deri në fund, Chelsea insistoi ta barazoj rezultatin pa marrë parasysh se ishte me një lojtar më pak. Ata rrezikuan me Garnachon por topi i tij u ndal nga Raya.
Në fund të kohës shtesë Chelsea realizoi me Delap, por më herët në pozicion jashtë loje kishte qenë Joao Pedro, dhe goli u anulua.
Kështu, Arsenali mori tre pikë të arta ndaj rivalit të qytetit dhe shkoi në kuotën e 64 sosh, pesë më shumë se Man City i cili ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Chelsea mbetet jashtë top katërshes, dhe tashmë është e gjashta me 45 sosh./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...