Pesë persona janë dënuar me burg me kusht për abuzim racist ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr, në një vendim “të paprecedentë” në Spanjë, tha La Liga të mërkurën.
Divizioni i parë i futbollit spanjoll deklaroi se kjo është hera e parë që fyerjet raciste në një stadium futbolli dënohen si krim urrejtjeje në Spanjë.
Vinicius, 24 vjeç, u bë objekt i abuzimeve raciste gjatë një ndeshjeje në shtator të vitit 2022, ndërsa po kalonte pranë tifozëve pasi u zëvendësua në stadiumin “Jose Zorrilla”.
Gjykata dënoi të akuzuarit me nga një vit burg, dënim i cili është pezulluar me kusht që ata të mos kryejnë asnjë vepër tjetër penale gjatë tre viteve të ardhshme.
Ata gjithashtu nuk do të lejohen të marrin pjesë në asnjë ndeshje futbolli gjatë kësaj periudhe.
Gjykata i gjobiti ata po ashtu me shuma që variojnë nga 1,080 euro (913 £) deri në 1,620 euro (1,369 £), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë