Gjermania është rikthyer tek fitorja pas asaj disfate nga Sllovakia tre ditë më parë. ‘Pancerat’ sonte triumfuan ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi mirë për ta pasi Gnabry realizoi pas vetëm shtatë minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo irlandezo-veriorët, u kthyen në lojë duke barazuar me anë të Price në minutën e 34-të.
Pjesa e dytë i takoi gjermanëve, ku edhe realizuan dy golat e fitores. Fillimisht, Amiri në minutën e 69-të riktheu epërsinë për 2-1.
Teksa tre minuta më vonë i shumë kritikuari, Florian Ëirtz i jepi vulën e fitores me golin e tij.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Gjermania arkëtoi tre pikët e para në grupin A, kualifikues për Botëror.
Pas dy ndeshjeve këtij grupi i prinë Sllovakia me gjashtë pikë, nga tri sosh kanë Gjermania dhe Irlanda e Veriut kurse pa pikë është Luksemburgu.
Ndeshjen e ardhshme, Gjermania e luan ndaj Luksemburgut ndërsa Irlanda e Veriut e pret në shtëpi Sllovakinë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...