Steven Gerrard ka bërë të ditur dëshirën e tij të parë si trajner i Aston Villas.
Ikona angleze e futbollit, që tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës nga Liga Premier, dëshiron ta ketë një ish-lojtar në skuadrën e tij.
DailyRecord bën të ditur se Glen Kamara, të cilin Gerrard e kishte lojtar te Rangers, është dëshira e parë e tij te Villa.
Anësori Ryan Kent është po ashtu një nga emrat që bën pjesë në listën e dëshirave të Steven Gerrard.
Duket se Gerrard dëshiron të rindërtojë te Aston Villa, për të arritur objektivat e synuara.
Aston Villa është aktualisht në vendin e 16-të në Ligën Premier me dhjetë pikë, dy më pak se zona që shpijen në Championship. /Telegrafi/
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...