Juventus do të përballet sërish me Napolin, pasi i mposhti në Superkupën e Italisë, ku këtë herë do të luajnë ndeshjen e parë kampionate mes tyre në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Trajneri i Juves, Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi rëndësinë e ndeshjes dhe deklaroi se dëshiron një tjetër fitore.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi Napoli ka një skuadër shumë cilësore, me individë që mund të zgjidhin situatat në çdo moment”.
“Do të provojmë t’u japim vazhdimësi ndeshjeve të mira të javëve të fundit dhe të marrim një tjetër sukses, pasi kështu mund t’u shtojmë presionin edhe skuadrave që kemi para vetes në renditje”, ka thënë fillimisht Pirlo.
Napoli po kalon një moment të vështirë dhe pozita e trajneri Gennaro Gattuso është lëkundur së fundi, por kjo nuk i intereson aspak shokut të tij, Andrea Pirlo.
“Situata e Gattusos është një situatë normale për të gjithë trajnerët”.
“Më vjen keq për të, por më duhet të mendoj për problemet e mia, pasi na duhet fitorja, që t’u japim vazhdimësi rezultateve”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...