Gian Piero Gasperini pritet të marrë drjetimin e Romës, pas largimit të Claudio Ranieri nga klubi.
Gazetari i njohur italian dhe njëkohësisht eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit romak dhe Gasperini janë tashmë në takim për ta finalizuar marrëveshjen, shkruan Arbresh.info.
“Drejtuesit e AS Romës dhe Gian Piero Gasperini janë aktualisht në një takim për të finalizuar marrëveshjen”.
“Ai është në prag të emërimit si trajneri i ri i AS Romës, pas largimit nga Atalanta”, ka shkruar Romano.
??? AS Roma management and Gian Piero Gasperini are in a meeting right now to complete the agreement.
He’s on the verge of becoming the new head coach at AS Roma, after leaving Atalanta. pic.twitter.com/sMXmN2cI5v
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 29, 2025
Pas një aventure të suksesshme me Atalantan, Gasperini i dha fund karrierës tek zikaltrit pasi nuk do të vazhdojë më kontratën.
Gasperini ishte pjesë e Atalantas që nga sezoni 2016 dhe me këtë klub ka fituar Ligën e Evropës.
Me Romën pritet të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare./Arbresh.info
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...