Paolo Tramexani e kërkoi me ngulm në skuadër Armando Sadikun pasi mori drejtimin e Luganos, dhe kjo lëvizje duket se i ka rezultuar efikase. Sulmuesi shqiptar i’a ka shpërblyer më së miri besimin, teksa vijon të shënojë rregullisht.
Ditën sotme Sadiku ishte heroi i Luganos në ndeshjen me St. Gallen, teksa i dha fitoren skuadrës së tij në këtë transfertë delikate. “Bomberi” kuqezi shënoi golin e vetëm të ndeshjes që u mbyll me shifrat 0-1 në minutën e 66′ të ndeshjes.
Ky ishte goli i tretë i Sadikut në katër ndeshje, të cilar i kanë dhënë 7 pikë skuadrës së Luganos që ngjitet në vendin e 6-të me 25 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen e sotme titullar ka qënë edhe Albian Ajeti për St. Gallen, i cili ditën e sotme ka patur edhe ditëlindjen, por Sadiku me golin e tij i ka prishur festën.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten