Bota e futbollit po vazhdon të mobilizohet me iniciativa të ndryshme duke i thënë “jo” luftës në Ukrainë.
Në mesin e tyre është edhe ajo e një futbollisti me një mbiemër që ka të bëjë pikërisht me këtë situatë: “Guerra” (Lufta).
Mirëpo, futbollisti Simone Guerra, sulmues i ekipit Feralpisalo (Serie C në Itali) ka vendosur të intervenojë në fanellën e tij.
Në ndeshje me Triestinën, ai e ka shtuar një fjalë “No”, që i bie se mbiemrin tash për tash, së paku në fanellë, e ka “No Guerra” (Jo Luftë).
Ai madje shënoi edhe dygolësh në fitoren 3:0.
Për ta bërë edhe më të madhe iniciativën është përkujdesur klubi i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, në momentin kur ai e shënoi golin e parë.
“Jemi në avantazh në pjesën e parë. Ka shënuar Simone NO Guerra!”, ka shkruar klubi Feralpisalo.
Pra, mesazhi i tij është i qartë, të ndalet lufta dhe të sillet paqja në Ukrainë, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia. /GE/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë