Luka Modric sonte luajti ndeshjen e fundit me klubin e Real Madridit, pas një aventure 13-vjeçare me klubin.
Modric largohet nga klubi pas një humbje të hidhur nga Parisi me rezultat 4-0 në Botërorin e Klubeve, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo kroati me klubin madrilen ka shkruar histori, duke fituar çdo trofe të mundshëm, madje në vitin 2018 u kurorëzua edhe me Topin e Artë.
Me Realin pati 596 paraqitje, ku realizoi 43 gola dhe dhuroi 95 asistime. Ai u bashkua në vitin 2012 nga Tottenhami.
Modric dhe Real Madridi fituan së bashku 27 trofe, ndër to edhe gjashtë herë Ligën e Kampionëve.
Kroati, 39-vjeçar karrierën pritet ta vazhdojë tek Milani në Itali, sipas raportimeve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...