Dani Carvajal po kalon javët e fundit si futbollist i Real Madridit.
Sipas Mundo Deportivos, mbrojtësi spanjoll, nuk do të vazhdojë kontratën e tij pas 30 qershorit, datës së përfundimit të marrëveshjes aktuale.
Sipas politikës së klubit madrilen, lojtarët mbi 30 vjeç rinovojnë vetëm për një sezon, pavarësisht statusit apo rolit në skuadër, edhe nëse janë kapitenë të ekipit të parë.
Carvajal është rritur te Reali që nga vitet e tij të rinisë, duke filluar nga akademia e klubit në vitin 2002. Në 2004, ai u zgjodh të vendoste së bashku me legjendën Alfredo Di Stéfano gurin e parë të qendrës stërvitore Ciudad de Valdebebas.
Pas përparimit te Castilla, ai u huazua te Bayer Leverkusen për pesë sezone në 2012, por performanca e tij e shkëlqyer e riktheu te Real Madrid pas vetëm një sezoni. Gjatë këtyre viteve, Carvajal ka qenë një lojtar kyç në të gjitha sukseset e klubit dhe kombëtares spanjolle.
Ndërprerja erdhi me dëmtimin e rëndë në tetor 2024 kundër Villarrealit, ku ai pësoi dëmtim të ligamentit kryq të përparmë, ligamentit kolateral të jashtëm dhe tendinit popliteal të këmbës së djathtë, duke qëndruar jashtë fushës për nëntë muaj.
Sezoni i këtij viti gjithashtu ka qenë i vështirë: dëmtim muskulor në tetor, më pas sërish në gjurin e djathtë në nëntor, që kërkoi një ndërhyrje kirurgjikale tjetër.
Rikthimi i tij në fushë ndodhi në shkurt, por prania e tij ka qenë shumë e kufizuar. Javën e kaluar, u raportua një tjetër dëmtim – një frakturë në falangën e gishtit të këmbës së djathtë – që e ka detyruar të qëndrojë jashtë për dy javë shtesë.
Në këtë mënyrë, përveç një ndryshimi të papritur nga klubi, Daniel Carvajal po përgatitet të luajë ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid.
Ndeshja e fundit në shtëpi do të jetë në javën e fundit të LaLigës, kur Reali do të presë Athletic Bilbaos në Santiago Bernabéu./Arbresh.info
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...