Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë pjesë në punimet e workshop-it të përvitshëm të UEFA-s me temë “Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Limasol të Qipros.
Në këtë takim pune, morën pjesë zyrtarë të lartë të UEFA-s dhe përfaqësuesit e të gjitha federatave anëtare të UEFA-s. Workshopi u organizua në kuadër të procesit të licensimit të klubeve për kampionatet vendase dhe garat që organizon qeveria e futbollit evropian, përcjell Arbresh.info.
Në këtë workshop, FSHF është përfaqësuar nga Eduard Gjini, Menaxher i Licencimit të klubeve në FSHF dhe Rinela Gjata, Kryetarja e Komisionit të Licencimit të klubeve në FSHF.
Fokusi i këtij takimi ka qenë diskutimi i të gjitha ndryshimeve në rregulloret e licencimit të klubeve si dhe problemet e tjera që shqetësojnë sektorin e licencimit të klubeve, si për futbollin e vajzave ashtu edhe për atë të meshkujve.
Ndër temat e shqyrtuara ishin edhe përmirësimi i infrastrukturës së klubeve, ku vëmendja më e madhe është te infrastruktura e akademive, si guri i themelit për një futboll në rritje të vazhdueshme si edhe qëndrueshmëria financiare./Arbresh.info/
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim