Franca ka arritur të shënoj fitore me rezultat 0-2 ndaj Gjermanisë në ndeshjen për vendin e tretë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Gjelat” e morën epërsinë në fundin e pjesës së parë me një gol të sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.
Gjermania shënoi me anë të Undav tetë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, mirëpo goli u anuloua për një faull të mëhershëm.
Gjashtë minuta para fundit, pas një asistimi nga Mbappe, Olise realizoi golin i cili i dha vulë fitores së Francës.
Kështu me këtë fitore, Franca renditet e treta në Ligën e Kombeve për këtë edicion. Finalja e madhe luhet me fillim nga ora 21:00 mes Portugalisë dhe Spanjës./Arbresh.info
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri