Ndeshja e tretë e Grupit B në Kampionatin Botëror 2018 vendos përball Portugalinë dhe Marokun.
Të dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Luzhniki Arena në Moskë duke filluar nga ora 14:00, shkruan portali arbresh.info.
Portugalia nisi në formë mjaftë dramatike turneun botëror në Rusi duke barazuar 3 me 3 kundër Spanjës të premten e kaluar falë hat-trick’ut të realizuar nga superylli Cristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, Maroku, i cili është kualifikuar në Kampionatin Botëror për herë të parë që nga viti 1998, i dha fund 18 ndeshjeve të tyre radhazi si të pamposhtur pas disfatës 1 me 0 të pësuar kundër Iranit.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Portugalia, Cristiano Ronaldo, është pjesë e formacionit startues./arbresh.info/
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...