Arsenali dhe Leicester City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë).
Të dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin që zhvillohet në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së nëntë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht pyetjeve që qëndrojnë rreth aftësisë së klubit për të mposhtur top skuadrat e kampionatit anglez, demolimi që ia kanë shkaktuar Fulhamit me rezultat 5 me 1 në xhiron e fundit ka vendosur Arsenalin në pozitën e katërt në tabelë dhe ata kani fituar deri tani nëntë ndeshje radhazi brenda të gjitha kompeticioneve.
Pas dy disfata të pësuar në fillim të sezonit, ata kanë siguruar shtatë fitore në ligë deri tani dhe kjo do të thotë se “Topçinjtë” janë njëra nga tri skuadrat që ende nuk kanë barazuar këtë sezon.
Leicester City nga ana tjetër gjendet në mes të tabelës pasi e kanë nisur sezonin me katër fitore dhe katër humbje.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 21:00./arbresh.info/
The teams are in – here's how we line up against @LCFC ?#ARSLEI pic.twitter.com/tSGLtpLtex
— Arsenal (@Arsenal) October 22, 2018
Here’s tonight’s #lcfc team to play Arsenal! ?#ArsLei pic.twitter.com/FWJeUr2rjG
— Leicester City (@LCFC) October 22, 2018
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ja...
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...