Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Fletëvotimi përmban 21 subjektet politike të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë dhe do të përdoret për votimin në përfaqësi diplomatike më 6 qershor dhe në vendvotime në Kosovë më 7 qershor.
Në frymën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në fletëvotimet e disa komunave do të përdoren edhe gjuhët e komuniteteve tjera.
“Kështu, në Komunën e Prizrenit, fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën turke dhe boshnjake; në Komunën e Mamushës në gjuhën turke; në Komunën e Obiliqit në gjuhën rome; ndërsa në Komunën e Dragashit në gjuhën boshnjake”, njofton KQZ.





Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar
Atletico vendos çmimin për Julian Alvarezin
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg