AC Milani dhe Dudelange kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Kjo duket si një ndeshje vetëm formale për skuadrën e Gennaro Gattusos, por duhet të kujtojmë që takimi i tyre i fundit në kuadër të këtij kompeticioni i zhvilluar në shtëpi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, siç është rasti i sotëm, përfundoi pa gola në tetor të vitit 2017.
Fitorja këtu për kuqezinjtë mund t’i jap fund gjithashtu tri ndeshjeve pa fitore brenda të gjitha kompeticioneve (dy barazime, një humbje).
Nga ana tjetër, Dudelange është një skuadër shumë e dobët para portës për shkak se golin e parë në fazë të grupeve e kanë arritur në ndeshjen e kaluar duke shënuar në disfatën e thellë 5 me 1 ndaj Olympiacos në xhiron e fundit.
Takimi mes tyre zhvillohet në San Siro duke filluar nga ora 18:55./arbresh.info/

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...