Selektori i Kosovës, Franco Foda ka dal në konferencë për media para ndeshjes ndaj Islandës, sfidë kjo e cila luhet në kuadër të play-offit për Ligën B të Nations League.
Së bashku me trajnerin i pranishëm në konferencë është edhe futbollisti Milot Rashica dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, raporton Arbresh.info.
Selektori, Franco Foda ka folur për diaa futbollistë të cilët mund të jenë në pikypetje për këtë sfidë.
“Atmosfera është shumë e mirë, Valon Berisha dhe Amir Rrahmani kanë stërvitur më pak se të tjerët, shpresojmë që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme”, tha ai.
“Ka ekip te mirë taktikisht duhet të luajmë të koncetruar qe nga momenti i pare. Ka lojtar individual shumë të mirë, taktikat tona ti zbatojmë dhe të jemi sa ma të zgjuar, pra të luajmë nga minuta e parë”, theksoi ai.
Më tej ka folur edhe për gjasat e Kosovës ndaj kësaj ekipe.
“Ne kemi tani dy ndeshje për të fituar. Duhet që në bazë të ndeshjeve të kalojmë, kemi treguar lojë të fortë, karakter dhe të tregojmë shpirtin fitues në fushë”, u shpreh ai.
Ai theksoi synimin kryesor të kombëtares.
“Shumë e rëndësishme pér Kosovën që të ngritemi në grupin B, pasi që ka më shumë kundërshtarë té fortë dhe synimi kryesor është inkuadrimi në Ligën B”, vazhdoi Foda.
Ndeshja e parë luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...