Kosova luan ndeshjen e radhës miqësore ndaj Komoreve nesër me fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media ka dal selekori i kombëtares Foda, së bashku me Albion Rrahmanin, shkruan Arbresh.info.
Foda lavdëroi ndeshjen e fundit të Kosovës me Armeninë, ku “Dardanët”, triumfuan me rezultat 5-2.
“Po, në përgjithësi, e mendoj se duhet të luajmë kështu më sulmues, 38 goditje në portë ndaj Armenisë janë diçka e rrallë”, tha ai.
Tutje, gjermani foli edhe për dy lojtarët e rinj Florian Haxhan dhe Baton Zabërgjën të cilët u paraqitën mjaft mirë ndeshjen e fundit.
“Kanë treguar cilësi të mirë. Janë lojtarë relativisht të ri, kanë potencial, shoh potencial dhe do të jenë lojtarë të së ardhmes”, u shpreh Franco Foda.
Për fund, Foda tha se e ka analizuar edhe kundërshtarit e radhës.
“Po, sot kemi analizuar mirë kundërshtarin e radhës, kanë trajner italian, luajnë me formacionin 4-3-3. Shumica e lojtarëve luajnë në Francë, sulmojnë shumë. Ndeshje jo e lentë, duhet të jemi më stabil në mbrojtje. Gjitha mundësitë duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, potencoi gjermani.
Që nga ardhja e Fodas si selektor Kosova ka luajtur 12 ndeshje përfshirë edhe miqësoret ku ka arritur tetë fitore e katër humbje, një prej tyre e humbur në tavolinë ndaj Rumanisë./Arbresh.info
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot