Real Madridi është penguar nga problemet e vazhdueshme të dëmtimeve që pengojnë planet e tyre në gjysmën e parë të sezonit 2024/25.
Sipas mediumit Relevo, Florentino Perez është i acaruar me situatën dhe mendon se këto dëmtime të shumta nuk duhet të ndodhin, pavarësisht kalendarit të vështirë.
Presidenti i Real Madrid ka nisur të kërkojë llogari për dëmtimet. Ai ka filluar t’i drejtojë gishtat trajnerit të fitnesit, Antonio Pintus, për metodat e tij të stërvitjes që i shkaktojnë të gjitha problemet lojtarëve.
Perez ka akuzuar gjithashtu Carlo Ancelottin për mungesë durimi për t’i shtyrë lojtarët shumë fort për të shkaktuar lëndime dhe duke i thirrur disa lojtarë të kthehen në veprim shumë shpejt për shkak të problemeve me lëndimet.
Rasti që ndodhi me Rodrygo Goes që u lëndua pasi u nxitua të kthehet në aksion kundër Getafes, ka bërë që presidenti të mbajë përgjegjës Ancelottin.
Perez shpreson se stafi stërvitor mund të gjejë shpejt zgjidhje për problemet e lëndimeve dhe se shumica e skuadrës duhet të jetë në dispozicion për gjysmën e dytë të sezonit. /Telegrafi/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028