Hansi Flick beson se vetëm një skuadër është në gjendje të kërcënojë Barcelonën për lavdinë e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Barcelona është e pamposhtur në vitin 2025 deri më tani pasi nuk ka humbur asnjë nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Kjo ecuri shtrihet edhe në Evropë, me skuadrën e Flickut të mposhtur vetëm një herë nga Monaco gjatë fazës së re të Ligës.
“E ardhmja do të tregojë nëse ne jemi ndër favoritët apo jo”, deklaroi trajneri gjerman në janar kur u pyet se a mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Liga e Kampionëve është një nga kompeticionet më të vështira për t’u fituar, por ne duhet të përpiqemi”.
“Kur shikoj Liverpoolin, shoh një ekip me fuqi të jashtëzakonshme. Ata janë një nga ekipet e mia të preferuara në botë për momentin”.
“Ne po bëjmë mirë, por ka skuadra shumë të mira që po ashtu po bëjnë mirë, dhe ne po luftojmë në tri fronte (Liga e Kampionëve, La Liga dhe Copa del Rey”, ka shtuar më tej Flick.
Liverpool është favoriti i dytë me shumicën e basteshkruesve për momentin, me një përparësi të vogël pas kampionit në fuqi, Real Madridit.
Igli Tare shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të Milani...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...