Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të folur pas fitores bindëse të skuadrës së tij në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës, që ia siguroi vendin në barazh për mbijetesë në ligë.
Përkundër lëndimit që e pësoi në seancën stërvitore të Werder Bremenit të mërkurën, Milot Rashica arriti të rikuperohet në kohë për të luajtur në ndeshjen kundër Kolnit në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës, raporton Gazeta Express.
Në fitoren me rezultat 6:1, Rashica kontribuoi me një supergol dhe me një asist, duke i dhënë kështu fund ecurisë së tij prej 17 ndeshjeve të ligës pa shënuar gol. Kjo fitore bëri që Bremeni të ngrihet në pozitën e 16-të në tabelë, që ta siguron një vend në barazh.
Bremeni do të luajë në barazh kundër klubit që do ta zërë vendin e tretë në Bundesligën 2 për ta caktuar se cili nga këto dy ekipe do të luajë në ligën elitare sezonin e ardhshëm.
Pas kësaj fitore të Werder Bremenit, Rashica i publikoi dy fotografi në llogarinë e tij në Instagram.
“Luftë deri në fund”, shkroi Rashica, nën dy fotografitë e publikuara.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...