Fjalë emocionuse të Sylvinhos pas largimit nga Shqipëria

19:12 | 20 Maj 2026
E.G

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka njoftuar për largimin e tij pas afro tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Përmes një mesazhi emocional, ai falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit me Shqipërinë.

“Përfunduam një kapitull të rëndësishëm së bashku. Kemi punuar me zemër dhe përkushtim për ta përfaqësuar këtë vend sa më mirë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e tij.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë bërë hapa të rëndësishëm me Kombëtaren shqiptare dhe se do të vazhdojë ta mbështesë ekipin kudo që të jetë.

“Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar. Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur. U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime.”, ka shkruar ai.

Në fund, trajneri uroi suksese për të ardhmen dhe falënderoi të gjithë shqiptarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.