Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shpifje, të pavërteta dhe tendecioze

Screenshot

19:39 | 20 Maj 2026
E.G

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka paditur Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Kjo pas deklaratave të Kurtit se Lushtaku e sulmoi në Skenderaj. Lushtaku është shprehur se nuk do të lejoj që emri, dinjiteti dhe kontributi i tij të përdoren për propagandë politike.

“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!” – ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.

Në padinë për shpifje të ciliën e ka publikuar Lushtaku, e që atë e përfaqëson avokati Labinot Vata, ndër të tjera sqarohet se Lushtaku paraprakisht, pra para këtij hapi në përputhje me ligjet në fuqi i kishte kërkuar Kurtit ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkoj falje. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj është ndërmarrë ky hap ligjor. Pra, padi për shpifje dhe kompensim të dëmit moral.

Kjo padi vjen pas deklaratave të Kurtit në intervistën dhënë për Interaktiv ku tha, “Kryetari i Komunës së Skenderajt, me veturë zyrtare, 2Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën time, ku isha unë… ka synu që ta ndërpresë qarkullimin e eskorës tonë, në mënyrë të dhunshme, me veturë zyrtare të Komunës së Skenderajt, ka pas tentim për rrezik’.

Lushtaku pretendon se Kurti shpifi në këtë rast, sepse sipas tij ekzistojnë xhirime të filmuara nga kamera dhe raporte zyrtare të institucioneve që e përgënjeshtrojnë një pretendim të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale