Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh në kuadër të operacionit “Pronat në Prizren”.
Sipas policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi disa mujor, realizoi më 20 maj 2026 urdhër kontrolli dhe sekuestrimi të përkohshëm në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.
Dyshohet se dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokument identifikimi të Serbisë të një personi të vdekur para disa dekadash dhe duke paraqitur në mënyrë fiktive një person tjetër, kanë realizuar procedurë ndërmjetësimi për bartje pronash.
Përmes kësaj procedure dhe kërkesës në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë tjetërsuar 18 parcela me sipërfaqe rreth 3.60 hektarë në një fshat të Prizrenit, me vlerë rreth një milion euro.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një laptop, dy telefona mobilë, 14 mijë e 600 euro para të gatshme, si dhe dokumente të ndryshme që pritet të përdoren si prova në procedurën hetimore.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Bashkëkryerje”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.
/Reporteri.net/
Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shp...
“Do të jetë afatgjatë”, Osmani flet për bashkimin me LDK-në
Fjalë emocionuse të Sylvinhos pas largimit nga Shqipëria
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...