Në prag të finales së Europa League ndaj Atalanta-s, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso deklaroi se kjo përballje do të jetë shumë intensive.
Duke folur për mediet në prag të këtij takimi që luhet në “Aviva Stadium” në Dublin, trajneri i skuadrës gjermane Xabi Alonso u pyet në veçanti se si do të ishte për ta nëse do të fitoniny ndeshjet e mbetura të këtij edicion, pra duke mos pësuar asnjë humbje, finalen e Europa League dhe finalen e Kupës së Gjermanisë, trajneri i “aspirinave” theksoi se do të ishte vërtetë historike jo vetëm për ta, por për të gjithë futbollin europian.
“Do të ishte historike jo vetëm për klubin tonë, por ndoshta për të gjithë futbollin evropian. Shpresojmë për një epilog pozitiv për ne”-shtoi ai.
Teksa sa i përket finales së Europa League kundër Atalanta-s, 42-vjeçari spanjoll u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë intensive.
“Do të jetë një ndeshje shumë intensive, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, me ide shumë të qarta, me një trajner që është me ta prej kohësh, me lojtarë që janë bashkë prej shumë vitesh dhe që njihen mirë. Do të luajmë duke përdorur idetë tona, lojën tonë dhe entuziazmin tonë për të shpresuar për të fituar me njerëzit e klubit dhe me tifozët tanë”,-deklaroi Xabi Alonso.
Atalanta-Bayer Leverkusen përballen këtë të mërkurë duke nisur nga ora 21:00 në “Aviva Stadium” në Dublin./SS
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami