Evenimentet e rëndësishme sportive janë një kartolinë e mirë për promovimin e vendit organizator. E tillë është dhe finalja e Conference League që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.
Profilet zyrtare në rrjete sociale të dy ekipeve finaliste kanë bombarduar ndjekësit e tyre me video nga Tirana dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja e rëndësishme.
Ekipi i Romës, që numëron 4,4 milionë ndjekës në Instagram, tregon mënyrën se si tifozët mund të shkojnë në stadiumin Arena Kombëtare, posterin e dedikuar për trajnerin e tyre në Universitetin e Tiranës dhe kushtet në zonën e dedikuar për fansat.
Të njëjtën strategji ndjek dhe ekipi holandez. Feyenoord, me rreth 550 mijë ndjekës në Instagram, ka publikuar video se si mund të shkohet në stadiumin e finales.
Gjithashtu ka publikuar një tur të nisur në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku ky vogëlush i shënon një gol ekipit kundërshtar, Romës.
Më pas kalohet në fan zonën kushtuar tifozëve të Feyenoord, ku atmosfera duket tejet e ndezur, në pritje të rezultatit final. /A2CNN/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...