Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Conference League.
Gazetari Ermal Vija raporton për situatën aty. Përreth stadiumit ka forca të shtuara të policisë. Rrugët që të çojnë tek “Air Albania” janë të gjitha të bllokuara. Do të jenë fillimisht forcat e policisë që do të bëjnë kontrollin paraprak të tifozëve.
Sakaq, më pas steward e pozicionuar në hyrjet e stadiumit do të bëjnë kontrollin e imtësishëm të tifozëve të dy skuadrave.
Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha. /abcnews.al
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë