Martin Keown e ka përsëritur që Arsene Wenger është në fazat e fundit të tij në Arsenal.
Trajneri i “Topçinjve” tashmë është 19-të pikë prapa liderit të Premierë Ligës – Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht transferimit të yjeve si Alexandre Lacazette dhe Sead Kolasinac verën e kaluar, Arsenali vazhdon të ketë probleme të shumta.
“Duket si fillimi i fundit të Arsene Wenger në Arsenal”, ka thënë Keown për ‘Daily Mail’. “Qysh pas nënshkrimit të kontratës së re, këtu nuk ka pasur ri- emergjenca që e lejuan Arsenalin të garoj në formën më të mirë”
“Arsenali tani është në pozitën e shtatë, prapa Burnleyt dhe po e humbi durimin duke i shikuar ata. Ata janë bërë një skuadër e kupave”
“Situata me Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin nuk na ka ndihmuar. Nëse skuadra vazhdon të ketë probleme, përfundimi në top katërshe nuk do të ndodhë. Çfarëdo që të ndodhë, Wenger duhet ta bëjë gjënë e duhur për klubin futbollistik”
Arsenali barazoi pa gola 0 me 0 në ndeshjen ndaj West Ham United të zhvilluar mbrëmjen e së martës./arbresh.info/
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...