Shtëpia e basketbollit kosovar, FBK, njoftoi të hënën në mbrëmje për dy ngjarje të rëndësishme që do të vijnë në vendin tonë.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se Bordi i FIBA Evropës, në mbledhjen e fundit në Bukuresht, i ka besuar Kosovës organizimin e dy ngjarjeve madhore për vitin 2026.
Me prezencën e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës, u vendos që qyteti i Pejës të jetë qendra e basketbollit evropian për femra.
Kjo është një dëshmi e punës së palodhshme të FBK-së dhe besimit që strukturat ndërkombëtare kanë tek ne.
Shihemi verës në Pejë për spektakël basketbolli!
Ndërkaq, FIBA ka zgjedhur Kosovën edhe për organizimin e FIBA Europe 3×3 Qualifier për 2 vite radhazi, 2026 & 2027 në Prishtinë!”, njofton FBK në “Facebook”.
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...