Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur të suspendojë për gjashtë muaj fizioterapeutin e klubit të Malishevës, Ali Bytyqi.
Vendimi erdhi pas një incidenti të rëndë në fund të ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt, të luajtur të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Sipas raporteve, Bytyqi goditi me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor Genc Nuza.
Përveç kësaj, ai tentoi të sulmonte arbitrin kryesor duke hedhur gurë. Ndërhyrja e futbollistëve dhe e stafit teknik të Malishevës ndaloi situatën që të mos përkeqësohej më tej.
Ndeshja, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të Malishevës, u njollos nga kjo sjellje e papranueshme.
FFK ka marrë masa për të garantuar që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia