Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti një sukses historik duke mposhtur Islandën dhe arritur kualifikimin për në Ligën B të Nations League.
Kjo ngjarje ishte historike për kombëtaren e cila shtatë vjet më parë nisi një rrugëtim me shumë mund nga Liga D, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video emocionuese në rrjetin social Facebook të gjithë udhëtimit nga Prishtina në Murcia.
Aty janë paraqitur momentet më të mira nga nisja deri tek festa e kualifikimi.
“Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje… ishte një ëndërr e bërë realitet!”
“Nga momenti kur Kombëtarja jonë u nis drejt Spanjës, e deri te fishkëllima e fundit që vulosi fitoren 1-3 ndaj Islandës, çdo sekondë ishte një kapitull i ri në historinë e futbollit tone”, thuhet fillimisht në postimin e FFK-së.
“Kjo është më shumë se një fitore. Është dëshmia se Kosova nuk ndalet! Ne nuk jemi më ëndrra e vogël e një vendi të vogël — ne jemi historia që po shkruhet”, përfundon posti i FFK-së.
Kujtojmë që Kosova nga muaji shtator nis kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026, ku është në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë