Pa asnjë votë kundër, e as abstenim, u miratua raporti i punës dhe financiar, si dhe u miratua buxheti për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro në Kuvendin e rregullt të punës të mbajtur të mërkuren nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Delegatët, gjithashtu votuan edhe disa ndryshime statutare të bazuara në Ligjin e ri për Sport.
Në fakt, të gjitha pikat e rendit të ditës në këtë kuvend pune të FFK-së, u aprovuan unanimisht.
Kështu që, delegatët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për punën dhe vizionin e presidentit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv, duke vlerësuar angazhimin dhe sukseset e arritura deri më tani, ka shkruar FFK-ja.
Krahas 49 delegatëve që ishin pjesëmarrës, kuvendin e nderuan edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut.
Kuvendi u drejtua nga kreu i FFK-së, Agim Ademi theksoi progresin e arritur nga federata në zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe sfidat që e presin për të ardhmen.
Po ashtu, Ademi shprehu mirënjohjen ndaj klubeve dhe gjithë akterëve të futbollit për bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.
Përfaqësuesi i FIFA-s, Marko Ferri krahas mirënjohjes për mikpritjen, tha se FIFA ka investuar 13 milionë euro në Kosovë që nga anëtarësimi i FFK-së, përfshirë 1.5 milionë dollarë për implementimin e sistemit VAR dhe 800 mijë dollarë për nderimin e stadiumit në Hajvali.
Ndërkohë, përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari zbuloi se klubet që nuk marrin pjesë në garat evropiane do të kenë mundësinë të përfitojnë shumë të rëndësishme nga skena e solidaritetit në vitet në vazhdim. Shtoi se mbështetja e UEFA-s ndaj FFK-së nuk do të mungoj asnjëherë.
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...