Federata e Futbollit e Kosovës e dënon ashpër shfaqjen e një banderole provokuese dhe të papranueshme nga tifozët e Lech Poznań në ndeshjen e mbrëmshme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.
Gjatë kësaj ndeshje, në tribunën e tifozëve polakë u shfaq një parullë me mesazhin “Kosova është Serbi”, ndërsa klubi serb më pas e falënderoi publikisht Lech Poznań-in dhe tifozët e tij për këtë veprim, e që e quajti “mbështetje”.
Federata e Futbollit e Kosovës i cilëson këto akte si provokim të rëndë politik, të turpshme e të papranueshme në një ngjarje sportive dhe shkelje flagrante të rregullave dhe parimeve të UEFA-s, e të cilat ndalojnë çdo lloj mesazhi politik apo diskriminues në stadiume.
Këto janë sjellje që nuk i shërbejnë futbollit dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe cenim të integritetit sportiv.
FFK, menjëherë pasi ka vërejtur një shkelje të tillë, ka nisur procedurën e paraqitjes së ankesës zyrtare në UEFA, duke kërkuar masa disiplinore ndaj klubit Lech Poznań, përgjegjës për sjelljen e tifozëve të tij, si dhe ndaj Crvena Zvezdës për deklaratat publike që nxisin dhe legjitimojnë mesazhe kundër shtetit të Kosovës.
FFK, si anëtare e UEFA-s, mbron dhe promovon vlerat që futbolli duhet të mbetet jashtë provokimeve politike dhe duhet të shërbejë si urë bashkimi, e jo përçarjeje, por kërkon me ngulm që këto parime të mbrohen edhe nga federatat tjera anëtare.
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim