Feyenoordi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Romës me rezultat 1-0 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.
Pjesa e parë ishte e fortë dhe me luftë nga të dyja skuadrat, ndërsa Roma mbeti edhe pa Paolo Dybalan që pësoi dëmtim në minutën e 26-të.
Por romakët fituan penallti në minutën e 43-të, por Lorenzo pelegrini goditi vetëm shtyllën, për të quar dëm një rast të madh.
Me të filluar pjesa e dytë, Feyenoordi kaloi në epërsi me golin e Mats Wieffer që përfitoi nga asistimi i Oussama Idrissit për të shënuar për 1-0.
Roger Ibanez tentoi të barazonte shifrat në minutën e 63-të, por topi u largua nga vija.
Orkun Kokcu rrezikoi dy herë për vendasit, por pa sukses.
Krejt në fund Gio Ëijnaldum gjuajti nga distanca, por topi shkoi ngjitur me transversalen.
Në fund fituan holandezët, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave./telegraf
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...