Federata e Futbollit e Gjermanisë ka bërë të ditur se ata janë detyruar t’i hetojnë tre lojtarë të Bundesligës për protestat e tyre kundër racizmit dhe brutalitetit policor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rregullave të futbollit që duhet t’i ndjekin.
Dy lojtarë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi, si dhe mesfushori amerikan i Schalkes, Weston McKennie, kërkuan drejtësi për George Floyd, i cili vdiq javën e kaluar pasi një polic i bardhë në Minneapolis ia mbajti gjurin në qarë për gati nëntë minuta, transmeton Gazeta Express.
Edhe Marcus Thuram i Borussia Monchengladbachut u ul në një gju pasi shënoi, duke përsëritur veprimin e ish-lojtarit të NFL, Colin Kaepernick, i cili kishte ngjallur debat të madh në SHBA në vitin 2016 kur e kishte bërë këtë veprim si protestë ndaj racizmit.
Tre lojtarët e parë të lartpërmendur – Sancho, Hakimi dhe McKennie – janë duke u hetuar nga Trupi Kontrollues i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, pasi që rregullat e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit e kërkojnë një gjë të tillë.
Përkundër vendimit të DFB-së, presidenti i Federatës, Fritz Keller, i ka lavdëruar katër futbollistët për protestat e tyre.
“Unë kam respekt të madh për lojtarët të cilat e kanë ngritur zërin dhe kanë shfaqur solidaritet. Neve na duhet lojtarë të përgjegjshëm si ata dhe jam krenar me ta”, ka thënë Keller.
“Nga një pikëpamje morali, unë plotësisht i kuptoj veprimet e tyre gjatë fundjavës. Nuk ka asnjë person që nuk është prekur nga ngjarjet në SHBA”.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...