Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2019, Kosovë U21 – Norvegji U21, e cila zhvillohet, të premten, më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të dalin në shitje të mërkurën.
Biletat do të shiten në Prishtinë, në një pikë shitëse në shesh, si dhe në agjensionin turistik “Malësia Reisen”. Po ashtu biletat do të shiten edhe qendër të Mitrovicës, si dhe në ditën e ndeshjes para stadiumit.
Çmimet e biletave janë si vijon: Tribuna lindore 3 euro dhe tribuna perëndimore 5 euro. /arbresh.info/

Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...