Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin zyrtar për xhiron e 20-të të garave, ku janë bërë të ditura masat disiplinore pas incidentit të ndodhur në Gjakovë.
KB Vëllaznimi, në përputhje me nenin 50.18 të PG, dënohet me 500 euro. (Organizimi i përgjithshëm i dobët sipas konstatimit të vëzhguesit).
Pas incidentit me gjyqtarin Erzen Haxhani, Vwllaznimi wshtw dwnuar me njw ndeshje pa praninw e tifozwve dhe 1000 euro.
“KB Vëllaznimi, në përputhje me nenin 51.18 të PG, dënohet me 1000 euro dhe me 1 ndeshje pa praninë e shikuesve në zonën VIP pas koshave. (Tentimi i sulmit fizik ndaj lojtarëve, zyrtarëve të klubeve, gjyqtarëve, vëzhguesit apo personave zyrtarë nga persona jozyrtarë)”, shkruhet ndwr tw tjera.
Po ashtu, edhe zyrtari i Vwllaznimit, qw sulmoi gjyqtarin u dwnua.
“Jeton Bakalli, përfaqësues i KB Vëllaznimit, në përputhje me nenin 52.14 të PG (Sjellja josportive, me përpjekje të sulmit fizik (përfshirë pështyjmen) ndaj lojtarit kundërshtar, personit zyrtar të klubit apo personave zyrtarë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes), dënohet me 1000 euro dhe me 1 ndeshje ndalim hyrje në sallë gjatë zhvillimit të ndeshjeve zyrtare të KB Vëllaznimit. Gjithashtu, në bazë të nenit 52.24 të PG, ndaj tij është hapur edhe procedurë disiplinore. (Me shqiptimin e dënimeve sipas këtij neni, Komisioni i Garave apo zyrtarët tjerë përkatës mund të kërkojnë edhe hapjen e procedurës disiplinore ndaj kryerësve të shkeljes)”, shkruhet nw njoftim./Arbresh.info
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...