Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik, të cilët do të përfitojnë nga 100 euro.
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit: Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...