Lojtarët e Barcelonës thuhet se kanë filluar t’i kthejnë shpinën Ernesto Valverdes pas humbjes 2-0 ndaj Granadas të shtunën.
Frenkie de Jong ishte lojtari i vetëm që u kërkoi falje tifozëve të skuadrës katalunase pas humbjes, derisa Lionel Messi, Luis Suarez dhe Gerrard Pique i lanë ata të dëshpëruar.
Sipas ESPN, lojtarët e Blaugranasëve e kanë humbur besimin në Valverde, sidomos pas asaj që ndodhi në sezonin e kaluar.

Një burim i ka bërë të ditur gazetës se aty po ndodhë diçka e çuditshme dhe lojtarët nuk duan të luajnë nën urdhrat e tij.
“Diçka e çuditshme po ndodhë atje. Skuadra nuk po luan me intensitet të lartë, nuk po krijojnë asgjë”, ka thënë ky burim për ESPN.
“Si mysafir ata nuk po marrin rezultate pozitive. Kemi lojtarë të rinj që kanë arritur në këtë verë dhe që nuk po luajnë aq mirë. Po dominojmë, por po i shpërdorojmë rastet para golit”, i ka thënë ky burim gazetës.
Barcelona pas javës së pestë ka arritur t’i grumbullojë vetëm shtatë pikë. /Telegrafi/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...